15:57 / 23.10.2020
Hapet konkursi për master në UP, kaq studentë do të pranohen
Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020-21.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, UP-ja ka bërë me dije se këtë vit do të pranojë 2 mijë e 410 studentë në 14 njësi akademike.
“Universiteti i Prishtinës shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020/21. Sipas këtij konkursi, UP-ja do të regjistroj 2410 studentë në 14 njësi akademike”, thuhet në njoftim.
Detaje rreth këtij konkursi mund të gjeni në këtë link:























