18:51 / 23.10.2020
Turqi-Kosovë, mbyllet pa gola pjesa e parë
Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në konkurrencën e vashave, ndeshje e cila po transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1,
Rastet nuk munguan në këtë pjesë lojë, por munguan golat, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin e fillimit të takimit 0-0.
Vashat e Afërdita Fazlisë po zhvillojnë ndeshjet e fundit të kampanjës kualifikuese për Evropianin e vitit 2021, i cili do të mbahet në Angli.
Kosova në pjesën e dytë do të ketë vështirësi për të nxjerrë rezultat pozitiv, duke pasur parasysh se Liridon Syla është përjashtuar nga loja me karton të kuq, pas dy të verdhëve.
Kosova ndodhet në pozitën e katërt me 10 pikë aktualisht, ndërkohë Turqia një pozitë më poshtë me vetëm dy pikë.























