Prishtinasja në lot: Policja më ofendoi duke më akuzuar për “buzë të fryme”

Prishtinasja në lot: Policja më ofendoi duke më akuzuar për “buzë të fryme”

Elona Mehmeti, qytetarë nga Prishtina, ka raportuar në grupin “Network Prishtina” një rast që i ka ndodhur në kryeqytet.

Mehmeti thotë se gjersa ishte duke dalë nga dyqani një police ka ndalur atë për shkak që nuk e kishte maskën e vendosur në fytyrë dhe iu është drejtuar me “oj ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i ç’fryn buzët”.

Kjo qytetare pretendon se policja në fjalë ka vazhduar me sjelljet e saj agresive derisa ia ka shkruar dënimin për mosbajtje të maskës.

Tutje Elona Mehmeti ka thënë se e zyrtarja policore pas një debati i ka shkulur edhe flokët.

Qytetarja ka bërë të ditur se për këtë e ka raportuar Inspektoratin Policor.

Ja rrëfimi i plotë i Elona Mehmetit në “Network Prishtina”:

Pershendetje Grupi!

Du me nda ni rast qe mka ndodh sot rreth ores 13:30 . Sot kam qene pa mask para baneses ku jetoj dmth me kese ne dore sa dola prej marketi edhe vjen kjo zyrtarja policore me ni sjellje shum te pa hishme duke mu drejtu “ oj Ti me buze t fryme a e din qe me t ra virusi ti qfryn buzt “ edhe un i thash unro me buz qka ? Tha me buze t fryme , i thash mfal duhesh n tjeter menyr me mu drejtu , qysh un edi kom drejt me nejt pa mask nese jom e vetme ligji e lejon edhe ajo vazhdoj me agresivitet “Mos mi kallzo ti mu ligjet ama leternjoftimin “. Nejse vazhdoi kshtu procedura edhe po fillon me ma shkru tiketen edhe pytjen e vetme qe dojsha me mu pergjigj ajo mu pergjigj me dhune ne mes trruges.

Pytja ime ka qene:

A muj me dit arsyen pse pom denon deri sa ligji e lejon un me qendru vet pa mask ?

Kurse ajo tha Per qef.

Disa here i thash nese ki diqka qe e sheh t arsyshme munesh mem qu n statcion policor edhe vazhdojm me procedurat duke e shkru denimin e tu mthane une tbej cka du edhe ski cka ben. I thash n rregull po du me dit emrin mbiemrin tend se une sjom e pajtimit per kete sjellje edhe n kete moment ajo me agresivitet ma kap doren e rrotullon edhe flokt mi ngreh edhe ktu nderhyjn dy pjestaret e tjera e largojne edhe njera prej tyre me kerkon falje per gjestin e saj “Mfal se sdeshti me ti kap floket”. Une e paralajmrova ate qe kom me u anku per kit gjest edhe per denim ajo vazhdoj tu thon Ti mu sen smunesh mem bo se un jom SHTET .

Du me ceke qe kjo masken se ka pas te vendosun siq shihet n foto .

Rastin e kom lajmru ne inspektoriat edhe kemi mu marre me te deri ne fund.

Thjesht kom mar Traum prej sjelljes t saj edhe shpresoj qe krejt ata qe kane probleme me polici (me njerez qe si titull e kane me na ofru siguri) me i lajmru rastet se n ksi menyre asniher Shtet skemi me u bo .

Gjithashtu dy pjestaret e tjera kane pas sjellje shum t mira ndaj meje nuk kom ndonje ankese per to.

Une njoh shum persona qe punojne ne policine e kosoves edhe kane sjellje shum t mira amo definitivisht ky rast mka zhgenjy tejmase.