09:31 / 24.10.2020
Thaçi pas fitores së Distrias: Mirëmëngjesi me këtë pamje të bukur
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi mbrëmë xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në Hungari.
“Mirëmëngjesi me këtë pamje të bukur nga fitorja e mbrëmshme e xhudistes së Kosovës, Distria Krasniqi, e cila fitoi Medaljen e Artë në “Grand Prix” të Hungarisë. HTH “, ka shkruar presidenti.























