Befason Tiger Woods, i gatshëm për Houston Open, pak javë para Masters
BKT
Sport

Befason Tiger Woods, i gatshëm për Houston Open, pak javë para Masters

Tiger Woods mund të befasojë të gjithë me një paraqitje në Houston Open.

Ikona e golfit, Tiger Woods, rrall herë është paraqitur në Opens, para se të marrë pjesë në turne të mëdha Masters.

Megjithatë, ylli amerikan është afër që të marrë një vendim të shpejtë dhe të paraqitet në Houston Open.

Këtë vendim lojtari i golfit e sheh në të mirën e tij, pasi ka nevojë të përmirësojë edhe pak lojën e tij, para turneut të madh.

Woods ka luajtur në vetëm tetë turne këtë vit dhe beson se paraqitja në Houston Open do t’i ndihmojë atij.

44 vjeçari synon të korr suksese edhe në këto dy turne, për të vulosur madhështinë e tij në sportin e golfit./lajmi.net