Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Liburn Jupolli kompozitor, autor i librit, “ANTOLOGJI E KOMPOZITORËVE KOSOVARË - KOMPOZITORËT E RINJ 2000 - 2020”, i cili na fletë në detaje rreth librit të tij.

Deutche Welle, drejtpërdrejt nga Boni.

Po ashtu mysafire do të jetë Aurela Kadriu nga Qendra Multimedia, e cila fletë për nisjen e edicionit të 3-të “KOSOVO THEATER SHOWCASE”.

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Afërdita Fazlia, selektore e Kombëtares së Kosovës në futboll,lojtare, e cila na tregon më shumë për përgaditjet e Dardanëve kundër Holandës.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale