18:51 / 26.10.2020
Prokuroria Speciale lëshon njoftim për ndalimin e Kadri Shalës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se sot ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit Kadri Shala, me dyshimin se ka qenë i përfshirë në rastin e keqpërdorimit të ndodhur në Departamentin e Thesarit/Ministria e Financave e Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Speciale njofton se do të ndërmerren të gjitha veprimet përkatëse ligjore brenda afateve të përcaktuara me ligj”.
Shala sot u paraqit në stacionin policor, ku u intervistua për disa orë, në prani edhe të avokatit të tij.
Për herë të parë nga arratia, Kadri Shala u paraqit në mbrëmjen e së shtunës.























