16:24 / 27.10.2020
Zemaj takohet me përfaqësuesit e Policisë dhe Komunave
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Pas këtij takimi, Zemaj do të mbaj një konferencë për medie.























