Zanat e përrallave mbërrijnë tek ne…zbuloni se si krijohen

Zanat e përrallave mbërrijnë tek ne…zbuloni se si krijohen

Artisti me bazë në Amsterdam Cedric Laquieze krijon skulptura zanash me pamje surrealiste duke bashkuar pjesë të ndryshme të insekteve të ngordhura.

Gjatë 20 viteve të fundit, Cedric Laquieze ka krijuar qindra zana unike me insekte duke bashkuar pjesë të ndryshme që plotësojnë njëra-tjetrën për sa i përket tipareve të tilla si ngjyra dhe struktura.

Ai blen dhe mbledh ekzemplarë të insekteve të ngordhura që shumicën e kohës, i jepen nga mbarështuesit e insekteve. Pastaj, ai gradualisht i ndan ato dhe pastaj ngjit pjesët e ndryshme sipas vizionit të tij.

Megjithëse disa njerëz mund të tërhiqen nga krijimet e pazakonta të Cedric, të tjerët i konsiderojnë ata krejtësisht magjepsës dhe e lavdërojnë artistin për bashkimin e krijesave që duken pothuajse të gjalla dhe surreale në të njëjtën kohë.