​Deputeti i PDK-së: Jemi në prag të valës së tretë të COVID-19

​Deputeti i PDK-së: Jemi në prag të valës së tretë të COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, rritjen e numrit të rasteve ditëve të fundit e sheh si shqetësuese dhe paralajmërim se vendi po hyn në valën e tretë të pandemisë COVID-19.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se rritja progresive në javën e fundit e numrit të rasteve pozitive (+1336) dhe rasteve aktive (+783) është shqetësuese, andaj kërkon një kujdes maksimal të të gjithëve për uljen e këtyre shifrave.

“Respektimi i Ligjit AntiCovid-19, respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, mbajta e maskës, distancës, higjiena, dezinfektimi i duarve, shmangia e tubimeve duhet të jenë prioritet për çdo qytetar të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ju lutem tregoni kujdes të shtuar!
Jemi në prag të valës së tretë të pandemisë COVID-19.

Rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit është shqetësuese dhe paralajmërim se po hyjmë në valën e tretë të pandemisë COVID-19.
Rritja progresive në javën e fundit e numrit të rasteve pozitive (+1336) dhe rasteve aktive (+783) është shqetësuese, andaj duhet angazhim dhe kujdes maksimal i të gjithëve për uljen e këtyre shifrave.

Respektimi i Ligjit Anti-Covid-19, respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, mbajta e maskës, mbajtja e distancës, higjiena, dezinfektimi i duarve, shmangia e tubimeve duhet të jenë prioritet për çdo qytetarë të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së corona virusit.

P.S. Numrin e rastev nê javën e fundit.
Raste aktive COVID-19:
E martë ---- 2478,
E hënë ----- 2332,
E dielë------ 2192,
E shtunë --- 2062,
E premte --- 1953,
E enjte ----- 1871,
E mërkurë -- 1770,
E martë ---- 1695,

Raste pozitive COVID-19:
E martë ---- 197,
E hënë ----- 205,
E dielë ----- 186,
E shtunë --- 166,
E premte --- 169,
E enjte ----- 159,
E mërkurë-- 124,
E martë ---- 130.