09:33 / 28.10.2020
Albin Kurti infektohet me COVID-19
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është infektuar me COVID-19.
Kurti ka treguar se pas simptomave të shfaqura është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti.























