Ministrja Dumoshi priti në takim “Miss Universe Kosova 2020”,Blerta Veselin
BKT
Kulturë

Ministrja Dumoshi priti në takim “Miss Universe Kosova 2020”,Blerta Veselin

Ministrja Vlora Dumoshi priti sot në takim Blerta Veselin.

Javë më parë, bukuroshja Blerta Veseli fitoi kurorën e “Miss Universe Kosova 2020”.

Këtë kurorë, Veseli e mori në eventin që u mbajt në Shqipëri, ku u zgjodh edhe përfaqësuesja e Shqipërisë që do të garojë në “Miss Universe”.

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim Blert Veselin, meqë rast ajo tha se atje do të jetë zë për ngritjen e imazhit të Kosovës dhe femrës kosovare.

“Ministrja Vlora Dumoshi priti në takim Blerta Veseli, Miss Universe Kosova 2020. Veseli e informoi ministren Dumoshi se ajo do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2021, dhe se atje do të jetë zë për ngritjen e imazhit të Kosovës dhe femrës kosovare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. 


MË SHUME NGA Kulturë