Interi tenton goditjen Wijnaldum me parametër zero!
BKT
Sport

Interi tenton goditjen Wijnaldum me parametër zero!

Interi tenton një goditje të madhe me parametër zero. Zikaltrit kanë hedhur vështrimin nga mesfushori holandez i Liverpoolit Georgino Wijnaldum i cili është në skadencë kontrate me The Reds në fund të këtij sezoni.

Mesfushori i përfaqësueses portokalli kërkon të provojë një eksperiencë të re pasi ka arritur të fitojë gjithçka me Liverpoolin dhe Interi shikohet si një opsion i mirë për të ardhmen. Conte e pëlqen sëtepërmi mesfushorin por Interi nuk kërkon të shpenzojë asnjë euro dhe do të presë verën e ardhshme për të marrë të lirë futbollistin. Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016-të dhe në këto 4 vite ka shënuar 19 gola në 196 ndeshje.