Sopi-Krasniqi: Nuk marr pjesë në votim të parapërgatitur për RTK-në

Sopi-Krasniqi: Nuk marr pjesë në votim të parapërgatitur për RTK-në

Deputetja e AKR-Nisma, Mirlinda Sopi-Krasniqi, ka ngritur dyshime në deputetët të cilët kërkuan raportimin e Bordit të RTK-së për ligjshmërinë e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Ajo ka thënë se para se “të hyjmë në mbledhje dëgjova se nesër do të mbahet një mbledhje në RTK, e po duam t’ua prishim zgjedhjen e drejtorëve tjerë. Unë nuk hyj të involvohem në interesa të këtyre partive politike që bëjnë këso thirrje”.

“Unë nuk guxoj të marr pjesë në asnjë votim të një procesi, për aq kohë sa një lëndë është në gjykatë, aq më tepër nuk kam argumente tjera që dëshmojnë se zgjedhja e këtij drejtori ka qenë e jashtëligjshme, për aq kohë sa që kjo ka ndodhur 18 muaj më parë e nuk ka reaguar askush. I njëjti Komision që ka funksionuar edhe në janar 2020, edhe në mars edhe në qershor, por pse tash në tetor? Për mua është bukur interesant pse po aktualizohet një temë e tillë pas 18 muajve”, ka thënë Mirlinda Sopi-Krasniqi.