Malet e Sharrit me shtigje të reja të ecjes
21 shtigje të reja shëtitjeje që shtrihen mbi 200 kilometra janë markuar dhe shënjuar dhe shënuar në të dy anët e Malit Sharr në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj, gjithashtu një numër i materialeve promovuese si video, broshura dhe një faqe në internet janë zhvilluar në mënyrë që të promovojnë Malin Sharr si një destinacion unik për shëtitje dhe turizëm malor.
Tani vizitorët kanë një arsye tjetër për të shijuar bukuritë kulturore dhe natyrore të Malit të Sharrit.
Puna u zbatua në partneritet nga organizatat joqeveritare ALKA dhe Ballkania nga Maqedonia e Veriut dhe organizatat joqeveritare Marimangat dhe Sharri nga Kosova.
Projekti u implementua si pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-Maqedonia e Veriut e financuar nga Bashkimi Evropian.























