Legjenda argjentinase: Vështirë të rikthehet Messi i dikurshëm
BKT
Sport

Legjenda argjentinase: Vështirë të rikthehet Messi i dikurshëm

Situata aktuale e Leo Messit te Barcelona është shndërruar në një çështje të rëndësishme në Katalonjë, por edhe në botën e futbollit.

Personalitete të futbollit në Argjentinë mendojnë se ecuria e numrit 10 nuk është ajo që pritej. Huan Sebastian Veron thotë se Leo nuk është në një situatë komode dhe kërkon diçka të re.

“E shoh jokomod te Barcelona për momentin. Gjatë gjithë këtyre viteve ai ka qenë protagonist dhe ka bërë gjithçka, por tani është në një moment tranzicioni. Ka shumë ndryshime në klub dhe vetë Mesi kërkon një identitet të ri”, tha ai.

“Ai kishte idetë e veta për rindërtimin e Barcelonës, por nuk u shoqërua nga drejtuesit. Tani e shoh të vështirë që të rikthehet Leo i dikurshëm. Është e gjitha në aspektin psikologjik sepse si futbollist ai nuk diskutohet dhe në fushën e lojës të mahnit me gjërat që bën kur ka topin. Nuk është shumë i motivuar”, ka thënë legjenda argjentinase.