PKS: Nuk duam të përfundojmë si Ivanoviq e Dimitrijeviq
Partia e serbëve të Kosovës (PKS), e udhëhequr nga Aleksandar Jabllanoviq, i ka dërguar letër zyrtare KQZ, duke kërkuar që t`i ofrohet siguri nga institucionet e Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen për kryetar të Komunës në Mitrovicën e Veriut.
Kjo parti ka kërkuar garancion me shkrim nga KQZ, që procesi do të jetë i rregullt dhe fizikisht i sigurt, duke përmendur edhe faktin që në zgjedhjet e mëparshme janë likuiduar fizikisht dy kandidat për kryetar të kësaj komune Ivanoviq dhe Dimitrijeviq.
Më poshtë gjeni përmbajtjen e emailit të dërguar nga Partia e serbëve të Kosovës drejt KQZ:
Të nderuar, ne kemi pranuar e-mailin e juaj në lidhje me mundësinë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor për pozitën e Kryetarit të Mitrovicës së Veriut.
Ju informojmë se ne jemi të interesuar për këtë proces zgjedhor, por gjithashtu jemi të shqetësuar për rregullsinë e tij dhe sigurinë e kandidatëve dhe anëtarëve të Komisionit te qendrave të votimit.
Pasi që kemi qenë dëshmitarë në disa raste qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës dhe Policia e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë plotësisht një proces zgjedhor të barabartë dhe të sigurt në veri të Kosovës.
Andaj, ne iu lusim që, në afatin më të shkurtë të mundshëm, e jo më vonë se 29.10.2020 të na dorëzoni garanci me shkrim se procesi do të jetë i rregullt dhe fizikisht i sigurt për neve deri në fund. Pasi qe fatkeqësisht, në dy proceset e mëparshme zgjedhore, ne ishim dëshmitarë të gjallë që dy kandidatë u likuiduan fizikisht dhe u hoqën nga të gjitha proceset politike.
Ju lutemi merrni arsyet tona seriozisht dhe eliminoni këto probleme të pranishme në terren.
Në të kundërtën, ne do ti bojkotojmë zgjedhjet e përmendura, do t'i konsiderojmë të parregullta dhe të pasigurta dhe nuk do t'i pranojmë dhe respektojmë rezultatet e zgjedhjeve.
Me respekt
Partia e serbeve të Kosovës
27.10.2020























