19:47 / 28.10.2020
Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese në Lipjan
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sonte rreth orës 17:35, personat e mitur R. S. (2001) dhe A.K. (2003) janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.
R. S. ishte i dënuar me një vit për veprën penale grabitje, ndërsa A.K. ishte dënuar me një vit për veprën penale lëndim i rëndë trupor.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri tek arratisja.























