Shtohen të prekurit te Lens, shtyhet edhe ndeshja ndaj Marseille

Shtohen të prekurit te Lens, shtyhet edhe ndeshja ndaj Marseille

Pas shtyrjes së ndeshjes së javës së kaluar përballë Nantes, Lens nuk do të zbresë në fushë as mbrëmjen e të premtes për sfidën përballë Marseille, pasi rastet e të prekurve me koronavirus vijojnë të shtohen në klub.

Aktualisht numri i të prekurve te Lens ka shkuar në 11 futbollistë dhe 7 pjesëtarë të stafit teknik e drejtues, ndaj Federata Franceze ka vendosur të shtyjë përballjen e të premtes ndaj Marseille për një afat të pacaktuar.

Të prekurit nga koronavirusi vijojnë të shtohen me rimte të frikshme në të gjithë Francën dhe së fundi po shtohet frika e një tjetër ndërprerjeje të kampionatit, ndonëse për momentin vetëm është shtyrë vetëm ndeshja mes Lens e Marseille.