Haxhiu thirrje Qeverisë: Mos i maltretoni pensionistët gjatë pandemisë!
BKT
Lajme

Haxhiu thirrje Qeverisë: Mos i maltretoni pensionistët gjatë pandemisë!

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfrytëzohen mekanizma, në mënyrë që të evitohen lajmërimet e pensionistëve në këtë kohë pandemie, meqë sipas saj të njëjtit po maltretohen.

Në seancë plenare, Haxhiu tha se pamjet para komunës, bankave dhe vendeve të tjera, ku të moshuarit janë të detyruar të presin për t’u lajmëruar se janë gjallë, janë të shëmtuara.

“I bëjë thirrje qeverisë që t’i heqë nga rruga pensionistët të cilët po duhen të lajmërohen brenda afatit gjashtë muaj. Janë pamje të shëmtuara, andaj ju lus që në këtë kohë pandemie mos kërkoni nga pensionistët që të lajmërohen. Pra, të bëhet gjithçka që është e mundur t’iu shkohet në shtëpi nëse ka nevojë për të parë nëse janë gjallë. Por mos të maltretohen për të ardhur dhe për të treguar se janë gjallë. Kjo është diçka e shëmtuar duke parë në zyrat që ne po i shohim në komuna por në kryeqytet”, ka kërkuar Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme