​Haradinaj i tronditur pas sulmeve terroriste në Francë

​Haradinaj i tronditur pas sulmeve terroriste në Francë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmeve të fundit në Francë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ndjehet i tronditur me sulmet terroriste në Francë.

"Në këto momente të vështira, qytetarët dhe populli i Republikës së Kosovës, ndajnë dhembjen me popullin francez. Franca i ka dhënë pafundësisht shumë qytetërimit dhe lirisë, andaj ekstremizmi dhe terrorizmi, nuk mund ta sfidojnë Francën dhe as vlerat që ajo përfaqëson", shkruan ai.

Tre persona kanë vdekur nga një sulm me thikë në qytetin francez Nicë, ndërkohë që personi i dyshuar është ndaluar pak pas sulmit.


MË SHUME NGA Aktuale