Tërmkolli: VV-ja me kundërvënien ndaj Amerikës e çoi vetën në shtëpi

Tërmkolli: VV-ja me kundërvënien ndaj Amerikës e çoi vetën në shtëpi

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se situata aktuale në Kosovë është shumë e rëndë, duke përmendur problemet me të cilat po ballafaqohet vendi.

“Jemi në një situatë të vështirë, duke nisur nga Gjykata Speciale, shuarja e Taska Forcës, vjedhja e 2 milionëve, etj. Jemi në një far lloj shpërfaqje të shumë problemeve, që nuk e krijojnë tërësinë e problemeve. Por secili që po mundohet t’iu jep zgjidhje këtyre probleme, ato vetëm sapo thëllohen”, tha ajo.

Sipas saj, secila qeveri që nga paslufta i ka pasur të metat e veta. “Nuk ka bërë as më mirë VV-ja. Dezertimi ndaj dialogut që ka qenë çështje shumë eseciale dhe kundërvënia ndaj Amerikës ka ndikuar që VV-ja dhe Kurti të shkojnë në shtëpi, pra të vetëshkarkohen. Kjo qeveri ka shumë të meta, shumë lëshime, por një çështje që e ka vu në binarë është rikthimi i Kosovës në marrëdheniet ndërkombëtare. E ka rikthyer Kosovën në raportet ndërkombëtare, përndryshe ka edhe probleme”, ka thënë Tërmkolli. /RTKLive/