Kastrati: Hoti duhet të mendojë edhe futjen e ndonjë partie në qeveri

Kastrati: Hoti duhet të mendojë edhe futjen e ndonjë partie në qeveri

Analisti i njohur, Ardian Kastrati në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës po sillën në mënyrë të papërgjegjshme. Sipas tij, Qeveria Hoti nuk mund të vazhdojë kështu ose duhet të fus në qeveri subjekt tjetër politike ose të shkohet në zgjedhje.

“Tani kur gjendemi nën presion për formimin e Asociacionit dhe përgjegjësia e deputetëve nuk është askund. Kështu si po sillen ata, po hymë në frekuencat e politikës së Beogradit”, thotë ai.

Kastrati fton për unitet politik brenda partive politike. ”Ne duhet të kemi unitet politikë brenda veti. Deputetët nuk po votojnë në Parlament, polarizimi i tyre është i paparë që nga viti 1999. Kush nuk e kupton këtë e ka gabim”, shton ai.

Kastrati thotë se nëse nuk ka rezultate në miratimin e ligjeve në Kuvend nëse nuk ka rezultate në dialog nuk përjashtohen as zgjedhjet, ato mund të jenë zgjidhje.

“Qeveria Hoti nuk mund të vazhdoi kështu si deri tani në këmbë të qelqta, duet të mendojë fusë në qeveri parti të tjera ose të shkohet në zgjedhje”, thotë Kastrati. /RTKLive/