Benzema barazon Messin, ja rekordi në Ligën e Kampioneve

Benzema barazon Messin, ja rekordi në Ligën e Kampioneve

Karim Benzema arriti një tjetër rekord në Champions. Sulmuesi francez është një nga më veteranët në këtë kompeticion dhe ky është edicioni i 17-të që merr pjesë.

Me golin e tij kundër Gladbahut ka arritur të shënojë në 16 sezone radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm evropian duke barazuar Lionel Messin, i cili gjithashtu e arriti këtë shifër pas golit kundër Ferencvarosit.

Sulmuesi francez është një nga golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampioneve. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në 12 edicione me Realin e Madridit dhe katër me skuadrën e Lyonit.

Me 66 gola ai është në 5 golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampioneve, pas Cristiano Ronaldos, Lionel Messit, Raul Gonzalesit dhe Robert Lwvandowskit. Karim ka marrë në dorë frenat e sulmit madrilen që pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Reali.