Abdullahu: VV-ja dhe LDK-ja mashtruan qytetarët, ua vodhën shpresën

Abdullahu: VV-ja dhe LDK-ja mashtruan qytetarët, ua vodhën shpresën

Analisti Faton Abdullahu e ka cituar në emisionin “Debat” të RTK-së Salih Mustafën i akuzuar nga Gjykata Speciale dhe i cili dje u paraqit para trupit gjykues, derisa mbajti edhe një fjalim.

“Salih Mustafa e tha shumë mirë dje në Hagë, ai tha se Vuçiqi, Daçiqi dhe Vulini janë çetnikë sallonësh. Mu duk shumë me vend atë që e tha. Por e keqja është se këta tonët janë duke e parë çetnikun të njëri-tjetri”, tha Abdullahu.

Ai tha se burimi i të gjitha këtyre problemeve që sot po përballët Kosova janë zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

“Edhe fushata edhe pas fushatës ishte mashtrim i madh. Qytetari i Kosovës është mashtruar më 6 tetor, i është vjedhur shpresa. Ti e prët ndryshimin dhe ai të lënë në lloç, s’ka më keq se kaq. Nga VV-ja kanë qenë shumë tunduese duke thënë se e luftojmë korrupsionin dhe ky ishte mashtrim. Kur ata hynë në qeveri e kanë parë se duhet të ballafaqohen me dialogun. Edhe LDK-ja e mashtroi qytetarin. Qysh mundesh me e vendos Vjosa Osmanin kandidate për kryeministri kur ajo të gjithë karrierën e ka ndërtuar duke e sharë LDK-në dhe udhëheqjen e saj. Të dyjat këto parti nuk e zgjodhën asnjë problem. LDK-ja është fajtore sepse e ndihmoi VV-në të largohet nga agjenda e SHBA-së”, ka thënë Abdullahu. /RTKLive/