Napoli triumfon kundër Sociedad, Rrahmani ‘ngroh stolin’

Napoli triumfon kundër Sociedad, Rrahmani ‘ngroh stolin’

Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Real Sociedad.

Skuadra e Gennaro Gattuso mori tri pikët e para në Ligën e Evropës, me fitoren e sontme.

Ishte goli i Matteo Politano në minutën e 56’ që i siguroi tri pikë italianëve. Italianët administruan shumë mirë epërsinë deri në fund të takimit, edhe pse në minutën 93′ mbeten pa një lojtar (Osimhen karton i kuq), për të shkuar kështu në kuotën e tri pikëve, transmeton lajmi.

Me tri pikë mbetet edhe Real Sociedad që në këtë ndeshje futeshin si liderët e grupit. Kujtojmë se as në këtë ndeshje nuk pati minuta për Amir Rrahmanin.