Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Edmond Hajrizi, rektor I Ubt-së, fletë për nisjen e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion.
Gjithashtu temë e diskutimit gjatë emisionit do të jetë edhe 'RRITJA E VETËDIJSHMËRISË RRETH KANCERIT TË GJIRIT'.
Po ashtu mysafirë do të jenë Edlira Dibrani, Zyrtare e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun ,Shkolla Finlandeze, si dhe Anisa Gashi,Përfaqësuese e Këshillit të Nxënësve.
Deutche Welle, drejtpërdrejt nga Boni
Mysafir tjetër do jetë Prof. asoc.Dr.Dashamir Bërxuli, Dekan i Fakultetit Filozofik, i cili fletë për '60 VJETORI I FAKULTETIT FILOZOFIK'.
NJË MËNGJES NË KAÇANIK, SEZONI TURISTIK VJESHTË-DIMËR,ÇKA TË VIZITOSH NË KAÇANIK, na flet direkt kryetari i kësaj komune Besim Ilazi.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























