11:27 / 30.10.2020
Këpucët me gishta, Rihanna, celebrity i parë që i vesh
Rihanna është e para celebrity që ka ‘guxuar’ të veshë këpucët e veçanta në formën e gishtave të këmbës. Këngëtares se famshme, e cila shquhet për ndjekjen e modës e sidomos të asaj innovative, nuk I kanë shpëtuar pa u vënë re këpucët e Balenciaga ‘Toe Sock’.
Këto këpucë që janë të prodhuar nga Balenciaga të frymëzuara dhe në bashkëpunim me prodhuesin Italian të këpucëve Vibram, ngjajnë me dorashkat e dimrit. Një prodhim ky krejt I veçantë pasi maja e këpucës është e ndarë në 5 gishta, çka mundëson një ecje më të rehatshme. Ka qenë mikesha e këngëtares Melissa Forde ajo që ka publikuar një foto të përbashkët ku duket Rihanna me këpucët me 5 gishta, të cilat në këmbët e saj duken super stylish.























