Pse na duket në gjumë sikur jemi duke u rrëzuar?

Pse na duket në gjumë sikur jemi duke u rrëzuar?

Të gjithë mund ta keni përjetuar atë ndjesinë e çuditshme kur sapo ju ka zënë gjumi dhe zgjoheni nga një dridhje e trupit.

Sipas Higher Perspectives, rrahjet e zemrës shpejtohen dhe ju duhen pak sekonda për të fjetur sërish. Mos u shqetësoni, pasi është diçka që u ndodh shumicës së njerëzve herë pas here.

Pse ndodh kjo?

Sipas ekspertëve, ky është një tregues se trupi juaj është lodhur gjatë ditës. Kur bini menjëherë për të fjetur pas një dite shumë të lodhshme, truri nuk ka kohë ta rikthejë trupin në gjendjen e tij normale.

Truri merr mesazhe se trupi është tejet i lodhur dhe organizmi mund të ndalojë së funksionuari, ndaj si të ishte një formulë magjike krijon një ëndërr që ju bën të shkundeni e ju zgjon. Mund të shikoni një ëndërr sikur rrëzoheni, siç është më e zakonshmja.

Ky mekanizëm është një tjetër provë e mrekullueshme se truri i njeriut e mbron trupin nga rreziqet, edhe kur ne jemi krejtësisht të pavetëdijshëm.