15:45 / 30.10.2020
Thaçi: Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Turqisë
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Izmir të Turqisë. Thaçi ka shkruar se Kosova qëndron krah qeverisë dhe popullit turk.
"Thellë i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.























