18:45 / 30.10.2020
NBA – sezoni mund të luhet me 50 ndeshje, kjo është dilema
NBA mund të shoh të ndryshuar kalendarin për sezonin e ri.
Suspendimi i sezonit të kaluar për një kohë të caktuar ka bërë që sezoni i ardhshëm të shoh kalendarin pak më ndryshe.
Sipas raportimeve të fundit nga Marc Stein, lojtarët e NBA mund të pranojnë një ofertë për një sezon me 50 ndeshje.
Krejt kjo mund të bëhet nëse unioni i lojtarëve vazhdon të insistojë që sezoni të fillojë në mesin e janarit, transmeton lajmi.
22 dhjetori është data e propozuar nga NBA, por shumë lojtarë nuk janë të pajtimit të fillojnë në atë datë.























