​Zemaj dhe Mehmeti kërkojnë ndëshkime ndaj atyre që nuk respektojnë masat

​Zemaj dhe Mehmeti kërkojnë ndëshkime ndaj atyre që nuk respektojnë masat

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në orët e mbrëmjes kanë dal në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Ferizaj, për t’i përcjellë nga afër zyrtarët policorë dhe inspektorët sanitarë, të cilët po realizonin veprimet e përbashkëta në ndërmarrjen e masave ndaj pandemisë COVID-19.

Ministri Zemaj dhe u. d. Mehmeti, qëndruan për disa orë së bashku me zyrtarët policorë dhe inspektorët, të cilët me përkushtim kryenin detyrat e caktuara, përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj mos zbatuesve të masave ndaj pandemisë.

Sipas një komunikate të Policisë, me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të përhapjes së pandemisë, ministri Zemaj dhe u. d. drejtori Mehmeti kërkuan që të vazhdohet me ndërmarrjen e masave të menjëhershme ndaj të gjithë shkelësve të vendimeve dhe masave që lidhen me COVID-19, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

“Njëkohësisht Policia e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, sepse vetëm duke zbatuar masat e parapara mund të ndikohet në parandalimin e përhapjes së pandemisë, e që është në interes të shëndetit publik”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Aktuale