Superliga vjen sot me tri sfida joshëse, live në Radio Kosova

Superliga vjen sot me tri sfida joshëse, live në Radio Kosova

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me tri ndeshjes joshëse të javës së dhjetë, raporton RTKLive.com.

Kjo xhiro e cila sjellë sfida mjaft interesante dhe të rëndësishme, hapet sot pasdite me tri ndeshje interesante.

Sfida luhet në Gjilan, ku Gjilani pret Feronikelin, në një duel ku pikët janë tejet të rëndësishme për këto dy skuadra që synojnë pjesën e epërme të tabelës.

Krahas derbit Gjilani-Feronikeli, luhen edhe dy përballje tjera, ku Ballkani në super-formë është i nikoqir i Besës së Pejës, derisa Arbëria synon tu kthehet fitoreve në duel me Trepçën ’89.

Edhe e diela parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ në Superligën e Kosovës. Llapi do të sfidojë Dritën, derisa Drenica matë forcat me Prishtinën, kjo e fundit udhëton në Skenderaj për të marr rezultat pozitiv pas disfatës kundër Ballkanit në javën e kaluar.

Të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave transmetohen live në Radio Kosova.

Të shtunën takohen:

Gjilani-Feronikeli

Arbëria-Trepça ‘89

Ballkani-Besa

Të dielën takohen:

Drenica-Prishtina

Llapi-Drita

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30. /RTKLive/