10:36 / 31.10.2020
Lazio dhe dy skuadra tjera italiane pas futbollistit shqiptar
Zyrtarët e Lazios janë të interesuar që ta pasurojnë mesfushën e tyre me një prurje të re, e që bëhet fjalë për futbollistin shqiptar, Toni Domgjoni.
Domgjoni, aktualisht luan në klubin e FC Zhurich, por “Calciomercato” raporton se interesim të shtuar për të ka Lazio dhe dy skuadrat e tjera italiane si Atalanta dhe Udinese.
Kujtojmë se mesfushori shqiptar është pjesë e Kombëtares U21 të Zvicrës.























