
16:07 / 31.10.2020
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Njomza Jahja, Stomatologe. Ajo flet për PRISHJET MË TË SHPESHTA TË DHËMBIT dhe ESTETIKËN E DHËMBËVE
Kurse Mentor Zymberaj, drejtor i festivalit, flet për POST FESTIVALIN E DRAMËS “ MONO AKT “.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.