Valverde: Jemi të lumtur me fitoren, tani duhet të mendojmë për Interin
BKT
Sport

Valverde: Jemi të lumtur me fitoren, tani duhet të mendojmë për Interin

Mesfushori i Real Madrid-it, Federico Valverde është i lumtur me fitoren ndaj Huesca-s, por theksoi se duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme ndaj Inter-it.

Uruguaiani realizoi golin e tretë për “Los Blancos” që fituan me rezultat bindës 4 – 1.

Pas ndeshjes, Valverde tha se duhet të mendojnë menjëherë për sfidën e radhës ndaj “Neurazurëve”.

“Jemi të kënaqur me fitoren, ishte kënaqësi, por ne jemi duke menduar për sfidën ndaj Inter-it”.

“Hazard zhbllokoi ndeshjen me golin e tij dhe pastaj Benzema e mbyti me atë gol”.

“Të luash për këtë klub nënkupton që duhet gjithmonë të fitosh dhe të përmirësohesh si skuadër”, deklaroi ai, transmeton arbreshi.

Përballja e Real-it kundër Inter-it zhvillohet në “Alfredo di Stefano” këtë të martë dhe nis në ora 21:00.