Duro pas barazimit ndaj Gjilanit: Kemi luajtur për mrekulli
BKT
Sport

Duro pas barazimit ndaj Gjilanit: Kemi luajtur për mrekulli

Sot (e shtunë) janë zhvilluar tri takime të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Anamoravë, Gjilani dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët në këtë duel pasi kanë luajtur 0:0 pas 90 minutave lojë.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro është deklaruar për “Art Sport” se ka qenë një ndeshje e fortë dhe se ata ishin përgatitur për një vendosje të mirë taktike.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë nga dy skuadrat dhe kur ballafaqohen dy oponentë të tillë, atëherë edhe barazimi i përshtatet secilës. Ne u vendosëm mirë taktikisht në fushën e lojës dhe nuk lejuam Gjilanin që të krijonte asnjë mundësi për shënim. Kishim ardhur të luanim taktikisht dhe përmes mundësive të arrinim deri te fitoret”, ka thënë Duro, transmeton zëri.

Tutje, ai ka thënë se ata që e kuptojnë futbollin, e kanë parë se ata kanë luajtur për mrekulli.

“Çdo kush që e kupton futbollin e sheh që jemi vendosur mirë taktikisht dhe kemi luajtur për mrekulli. Jam i kënaqur nga gjithë futbollistët e mi për shpirtin e garës që treguan dhe për vendosshmërinë që të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje”, ka shtuar më tutje ai.

Feronikeli me këtë barazim në Gjilan ndodhet në vendin e gjashtë me 11 pikë të grumbulluara.