Policia e Kosovës shqiptoi mbi 3 mijë tiketa në bazë të ligjit anti-COVID
BKT
Lajme

Policia e Kosovës shqiptoi mbi 3 mijë tiketa në bazë të ligjit anti-COVID

Që nga data 29 deri me datën 31 tetor Policia e Kosovës ka shqiptuar 3 mijë e 828 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.

Të gjitha këto tiketa u shqiptuan për qytetarët të cilët nuk zbatuan ligjin anti-COVID, të vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit.

Duhet përkujtuar që vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga koronavirusi, ku nga muaji mars deri më sot janë konfirmuar 19 mijë e 328 raste të prekur me COVID-19.

 


MË SHUME NGA Lajme