Superliga vjen sot me dy supersfida
BKT
Sport

Superliga vjen sot me dy supersfida

Pas tri ndeshjeve të djeshme që e hapën fazën e dytë të kampionatit, sot do të luhen edhe dy takime tjera që do të kompletojnë xhiron e 10.

Kampioni aktual, Drita, do të luajë në udhëtim kundër Llapit.

Rezultatet katastrofale në fazën e parë e “detyrojnë” Llapin të luajë për “gjah të plotë sot” pasi që është në fund të renditjes.

Në anën tjetër, Drita po ashtu kërkon tri pikë për të mos lejuar shkëputjen e madhe të Ballkanit.

Ndeshja tjetër shumë interesante e ditës zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica pret Prishtinën.

Pas fitores ndaj Trepçës ’89, kuqezinjtë luajnë sfidën e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Bledar Devollit, ndërsa Prishtina udhëton pas dy humbjeve radhazi ndaj Ballkanit dhe Gjilanit.

Gjyqtar kryesor në “Zahir Pajaziti” do të jetë Visar Kastrati, ndërsa në “Bajram Aliu” sfidën e gjykon Mervan Bejtullahu, raporton Olle.

Të dy takimet fillojnë prej orës 13:30.

SUPERLIGA – SOT

13:30 Llapi – Drita

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Vigan Ibërdemaj.

13:30 Drenica – Prishtina

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku.