Ibra, vendimtar në fitoren e Milanit
BKT
Sport

Ibra, vendimtar në fitoren e Milanit

AC Milan ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në këtë edicion të Seria A.

Kuqezinjtë sot e mposhten Udinesen me rezultat 1-2. Në pjesën e parë, Franck Kessie shënoi për 0-1.

Në fillim të pjesës së dytë, Rodrigo De Paul e barazoi rezultatin 1-1 me një gol të shënuar nga penalltia.

Zlatan Ibrahimoviq shënoi pak minuta para fundit të kohës së rregullt për rezultatin final 1-2.