Devolli zbulon mënyrën se si e mposhti Prishtinën
Dy ndeshje, dy fitore. Drenica po frymon më ndryshe me Bledar Devollin në krye të stolit “kuqezi”.
Tekniku gjirokastrit pasi e ‘likuidoi’ edhe Prishtinën ka folur pas ndeshjes duke i komplimentuar futbollistët e tij, megjithëse e pranon se kanë ende punë për të bërë.
“Jam i lumtur për djemtë, pasi që kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. E kisha studiuar Prishtinën, pasi që e kam parë në katër ndeshjet e fundit dhe kjo falë drejtuesve të klubit që ma mundësuan një gjë të tillë. Goli erdhi i shkak i punës në stërvitje, ndërkohë punë e madhe na pret që nga nesër për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës”, deklaroi Devolli për “Art Sport”, transmeton Sheshi.
Drenica tani numëron 14 pikë dhe ndajnë pozitën e katërt të renditjes tabelare së bashku me Trepçën ’89.























