Daut Haradinaj: Diaspora jonë duhet t’i ketë pronat në emrin e tyre
BKT
Lajme

Daut Haradinaj: Diaspora jonë duhet t’i ketë pronat në emrin e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë pro Projektligjit për të drejtat pronësorë për shtetasit e huaj.

Haradinaj tha se Projektligji përcakton saktë dhe decidivisht se bëhet fjalë për shtetasit e Bashkimit Evropian.

“Ligji e përcakton saktë me paragrafin 65 ku shkruan decidivisht se këtu bëhet fjalë për shtetasit e Bashkimit Evropian, pra eksplicit shkruan se u japim të drejta të barabarta të gjithë personave juridik që kanë të drejtë të kenë pronë në Republikën e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai bëri thirrje që t'i jepet e drejta diasporës së Kosovës që të kenë pronat e tyre në emrin e tyre.

“Sot e kemi 5 vjetorin e MSA-s, në të cilin e kemi marrë për obligim që ta trajtojmë këtë ligj. Sa i përket mazhorancës, ne kemi pasur raste kur i kemi kaluar ligjet me shumë rëndësi dhe dua të them se ky Ligj do të kaloj, por është shumë me rëndësi të kaloj sot, e më pastaj të shkojë në procedurë dhe të bëhet ndryshimi dhe plotësimi nëse ka vërejtje dhe sugjerime në mënyrë që t'i japim të drejtë diasporës sonë të posedojë pronat në  emrin e tyre ashtu sikur të gjithë të tjerët”, tha Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme