VAPIK reagon ndaj shtyerjes së tarifave për Drejtën e Autorit
BKT
Lajme

VAPIK reagon ndaj shtyerjes së tarifave për Drejtën e Autorit

Shtyerja e implementimit të tarifave për Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta ka ngjallur reagimin e VAPIK. Sipas tyre, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, unanimisht aprovoi tarifat e përgjithshme për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta . Mirëpo vetëm dhjetë ditë më vonë, sipas Blerim Gjocit, kryetar i Bordit të VAPIK, merr një vendim tjetër, që është në kundërshtim me vendimin e mëhershëm dhe shtyen implementimin e këtyre tarifave

Qeveria e Kosovës ka shtyer implementimin e tarifave për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. Kjo është bërë e ditur përmes një reagimi të Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit, e cila ka kundërshtuar ashpër shtyerjen e implementimit të këtyre tarifave për datën 1 Prill 2021.

“Më 19 Tetor 2020, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, unanimisht aprovoi tarifat e përgjithshme për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.  Më 30 Tetor 2020, Qeveria e Kosovës, pas një takimi privat mes Kryeministrit dhe përfaqësuesve të operatoreve kabllor, merr një vendim që është në kundërshtim me vendimin e mëhershëm unanim të saj dhe shtyen implementimin e këtyre tarifave për datën 1 Prill 2021”, thuhet në reagimin e Blerim Gjocit, kryetar i Bordit të VAPIK .

Gjoci, aktor i njohur kosovar, ka thënë se ky vendim u mor pa pjesmarrjen dhe pa u konsultuar me Shoqatën për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit, si pala tjetër në këtë marrëveshje; dhe pa prezencën e Zyrës për të Drejtën e Autorit, si pala neutrale - përfaqësuese e Qeverisë dhe propozuese e Tarifës.  

Äi ka thënë se më datën 11 Korrik 2012, Zyra për të Drejtën e Autorit, licencoi shoqatën Joqeveritare, Joprofitabile – VAPIK, pas shumë trajnimeve ndërkombëtare, për të menaxhuar dhe shpërndarë të ardhurat që dalin nga e Drejta e Autorit dhe të Drejtat e Përaferta.

Tarifat u vendosën bazuar në analizën e eksertëve ndërkombëtarë pasi studiuan GDP-në e Kosovës në raport me rajonin

Që nga Licencimi, sipas kryetarit të Bordit të VAPIK-ut, Blerim Gjoci, këta të fundit kanë kontaktuar operatorët kabllor si ritransmetues “ilegal sipas ligjit” të pronësisë intelektuale për të arritur një marrëveshje që do të kompensonte pronën intelektuale të shfrytezuar pa kompensim, dhe për të permbushur detyrimin ligjor siç parashihet në Ligj. Po ashtu, Gjoci ka thënë se VAPIK ka bërë përpjekje të vazhdueshme të përafrojë dallimet që kishte me operatorët kabllorë.

“Kërkesa e VAPIK për tarifen prej 1.3 euro për abonues, bazohet në studimin e GDP-së së Kosovës në raport me rajonin, bazohet në çmimin e shërbimeve që ofrojnë Operatorët Kabllorë të Kosovës në raport me ata rajonal, Llojin e Licencës që posedon VAPIK dhe Shoqatat simotra rajonale. Tarifa e propozuar nga VAPIK bazohet edhe në ekspertët ndërkombëtar që VAPIK kishte angazhuar që të studiojnë kushtet dhe tarifën optimale të përshtatshme për kushtet e Kosovës”, thuhet në kundërshtimin e VAPIK për shtyerjen e implementimit të tarifave.

Kështu, në shkresën e publikuar për media nga kryetari i Bordit të VAPIK-ut, Blerim Gjoci, thuhet se secilën ditë që operatorët kabllorë në Kosovë operojnë pa nje marreveshje me Shoqaten per Menaxhimin Kolektiv, perveç që shkelin Ligjin per te Drejten e Autorit, Kablloret shkelin edhe ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe rregulloren e KPM-se për licencim.

“Per kete shkelje Operatoret Kabllor nuk u sanksionuan nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ku sipas rregullores se KPM-se bazuar ne ligjin per KPM, Pika 2.1 Detyrimet per te Drejten e Autorit; ne Piken 2.1.1 thuhet: Të licencuarit i kërkohet të veprojë në pajtueshmëri me Ligjin Nr. 2004/45 për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat Tjera të Përafërta si dhe ligjet tjera të zbatueshme në Republikën e Kosovës për pronësinë intelektuale, dhe në veçanti të sigurojë leje të vlefshme për të drejtën e autorit dhe leje për përdorimin veç e veç dhe në tërësi të të gjithë programeve komerciale që i bartë në listën e tij programore. Këtu përfshihet riprodhimi, ritransmetimi dhe ritransmetimi i njëkohshëm i sinjaleve të huaja dhe të importuara, qoftë nga emetues tokësorë të largët ashtu edhe nga sinjale dhe programe që transmetohen nga sateliti”, thuhet në reagimin e VAPIK.

Kështu, sipas VAPIK-ut, i licencuari nuk do të ri-transmetojë asnjë program pa marrëveshje valide mbi të drejtën autoriale.

Bartja e kanaleve të programeve pa të drejtën autoriale, sipas kryesyuesit të Bordit të VAPIK, Blerim Gjocit, përbën shkelje të rëndë të Kushteve dhe Termeve të Licencës dhe shkeljet e tilla rezultojnë me revokim të Licencës.

Ndryshe, sipas tij, pas një pune të gjate, ishte vendosur që të dërgohen tarifat për aprovim tek Qeveria. “Edhepse, ishin ulur tarifat e propozuara nga VAPIK gati 70 %, dhe nuk ishin marre parasysh sugjerimet e ekspertit te huaj qe kishte sugjeruar tarifa me te larta - qe baza me e ulet per abonues per numrin me te vogel te kanaleve te jetë 0.5 Euro dhe tarifat te shkojne ne ngritje varesisht nga tufa e kanaleve; ne ne VAPIK nuk u ankuam ne vendimin e 19 Tetorit, por e pershendetem ate si vendim historik, pasi kishim vene besimin tone tek paanshmeria e institucioneve tona. E mira me e madhe e vendimit te 19 Tetorit ishte se Kosova nuk do te jete me i vetmi vend ne kete Planet, i qeverisur nga nje demokraci, qe shfrytezon Pronen Intelektuale pa Kompensuar Pronaret edhepse ata mbrohen me Ligj”, thuhet në reagimin e kryetarit të Bordit të VAPIK, Blerim Gjoci.

VAPIK: E drejta e autorit mbrohet edhe me Kushtetutë

Ai ka shtuar se as Qeveria, as Zyra e Kryeminstrit, as Zyra e MKRS-se, as ZDA nuk kan dhene ndonje shpjegim per te arsyetuar vendimin e ri. ”Por as daten e çuditshme 1 Prill! Dhe, kush jane te demtuarit me te medhenje ne kete “shtyerje” te afatit: - te gjitha Shtepite Mediatike ne Kosove qe krijojne programe autoriale; - Te gjitha Televizionet e Kosoves (RTK, RTV21, KTV, TVKlan, RTV Dukagjini, T7, ETJ) qe krijojne programe Autoriale, filma, seriale, dokumentar, etj; - Te gjithe Regjisoret e Kosoves dhe te huaj; - Te gjithe Skenaristet e Kosoves dhe te huaj; - Te gjithe Drejtoret e Fotografise te Kosoves dhe te huaj; - Te gjithe Producentet e Kosoves dhe te huaj; - Te gjithe Aktoret e Kosoves dhe te huaj; - Te gjithe Autoret tjere te Kosoves dhe te huaj; - Te gjithe Kompozitoret e veprave audiovizuele.


MË SHUME NGA Lajme