Veliu e gjenerali Best diskutojnë për mbështetjen e NALT-i për MPB-në
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim gjeneralin Frank Best, udhëheqës i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë, me të cilin ka diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga NALT-i për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Siç thuhet në njoftim, në takim u tha se misioni i NALT-it në Kosovë është të mbështesë të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë dhe të sigurojë këshilla dhe mbështetje, me fokus në ndërtimin e kapaciteteve për institucionet relevante.
Ministri Veliu dhe gjenerali Best u dakorduan që të vazhdohen takimet në nivele teknike të zyrtarëve përkatës, për intensifikim të raporteve dhe konkretizim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, me theks të veçantë në përkrahjen e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.























