Ambasada austriake ia refuzon vizat Klubit të Femrave të Mitrovicës
BKT
Sport

Ambasada austriake ia refuzon vizat Klubit të Femrave të Mitrovicës

Vizat klubit të Klubit të Femrave të Mitrovicës janë refuzuar nga Ambasada e Austrisë në Shkup.

KFF Mitrovica me 4 nëntor do të duhet të udhëtoj drejt Austrisë për t’u përballur me SNK St.Polten, ndeshje e vlefshme për Ligë të Kampionëve. 

Ambasada e Austrisë ka kërkuar që klubi kosovar të ketë ftesë nga klubi austriak.

Reagimi i plotë i klubit mitrovicas:

Ambasada e Austrisë, në Shkup, me qëllim që t'i krijojë favor ekipit austriak " SKN St.Polten", sot na i ka refuzuar vizat për lojtaret e ekipit tonë "Mitrovica", edhe pse termini ishte i caktuar dhe dokumentacioni ishte në rregull.Ndeshja ka qenë e planifikuar për datën 4 Nëntor.

Ndeshja është kualifikuese për Ligen e Kampioneve, ndërsa Ambasada Austriake "kërkon" ftesë të klubit nga Austria.

Ne jemi klubi i 32 në Evropë i licencuar për gara Evropiane ndërsa Ambasasa Austriake shpik "kerkesa" që nuk kanë të bëjnë me sportin dhe klubet sportive.

Krejt këto manovrime Ambasada e Austrisë në Shkup sot i ka bërë me qëllim që t'i krijoj favor klubit austriak.

Ne si klub kemi bërë rezervimin e Hotelit, kemi siguruar transportin, kemi aplikuar për vizë duke paguar sigurimet shëndetësore për krejt klubin dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë garancionin e nevojeshëm për ne.

Andaj mos paisja me viza e klubit tonë është përpjekje që loja me u vendos në tavolinë e jo ne fushë në mënyrë sportive.

Ne do te ndjekim te gjitha procedurat në konsultim me FFK dhe UEFA-n, me besim te plotë se rezultati sportiv duhet të vendoset ne fushë në lojën magjike të futbollit.

Si kryetar i klubit futbollistik të femrave "Mitrovica", ndjej keqardhje për këtë refuzim sidomos nga lojtaret tona që po shënojnë suksese në vazhdimësi.

Hajrulla Haxhiu.