Nxirret nga gërmadhat e tërmetit në Turqi futbollisti shqiptar
BKT
Lajme

Nxirret nga gërmadhat e tërmetit në Turqi futbollisti shqiptar

Tërmeti i fuqishëm që goditi Izmirin ditë më parë ka lënë pasoja të mëdha në njerëz dhe infrastrukturë. Nga gërmadhat e ndërtesave ende po nxirren qytetarë të këtij lokaliteti turk.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe sot, kur nga gërmardhat e rrënimeve është nxjerr një futbollist shqiptar.

Lajmi është konfirmuar nga bashkëpunëtorja e RTK në Turqi, Mimoza Elezi. Sipas saj, familjarët e futbollistit kanë treguar se ai tani ndodhet në mjekim intenziv pasi gjendja e tij ishte e rëndë pas nxjerrjes nga gërmadhat e ndërtesave të shembura.

Sipas informacioneve që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për futbollistin Malik Tahirler. Ai luan për skuadrën turke, Karşıyaka Spor izmir.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë është rritur në 92.

Ndërkohë që 147 të plagosur po trajtohen në spital. /RTK:Live/


MË SHUME NGA Lajme