09:54 / 03.11.2020
Ramush Haradinaj kujton Anton Çettën në 25 vjetorin e vdekjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Anton Çettën.
“Në 25-vjetorin e vdekjes, kujtojmë humanistin dhe kontribuuesin e madh të çështjes kombëtare shqiptare, Anton Çetta. Albanologu nga Gjakova, me sukses prishi projektin serb të gjakmarrjes mes shqiptarëve, në kohën kur më së shumti duhej bashkimi. Do ta kujtojmë përherë”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.























