Deputetja e PDK-së infektohet me COVID-19
BKT
Lajme

Deputetja e PDK-së infektohet me COVID-19

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra dhe bashkëshorti i saj janë infektuar me COVID-19.

Deliu-Kodra derisa ka treguar se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ka treguar edhe për simptomat që iu ishin shfaqur. Të dy këta tashmë janë izoluar.

“Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç'rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t'i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje. U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anëtaret, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë. Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar Deliu-Kodra në ‘Facebook’.


MË SHUME NGA Lajme