Austria përmes Europolit i kërkon bashkëpunim MPB -së së Maqedonisë
Katër civilë janë vrarë dhe 22 janë plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë, të cilin, autoritetet austriake e cilësuan si “terrorist”. I vrarë është edhe një sulmues, të cilin autoritetet e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet maqedonase konfirmuan të martën se edhe dy shtetas të tjerë maqedonas besohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin në Vjenë.
E nga policia austriake, përmes Europol-it, deri te Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informata rreth sulmit terrorist i cili mbrëmë ndodhi në Vjënë
“Sot, (03.11.2020) nga policia austriake, përmes Europol-it, deri te Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informata rreth sulmit terrorist i cili mbrëmë ndodhi në Vienë. Nga lista e policisë austriake, e cila është dorëzuar te disa polici të vendeve të ndryshme, ndër të cilat edhe te policia jonë, është konfirmuar se tre persona përveç shtetësisë austriake kanë edhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë K.F. ( i lindur në Molding, Austri), A.G. ( i lindur në Sent Pollten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vienë, Austri). Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë MPB-së menjëherë u vu në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe në mënyrë intensive bashkëpunojmë në të gjitha elementet në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.























