18:02 / 03.11.2020
Parashikimi i motit
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Vranësirat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.























